KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA përkujton sot 3 mijë viktimat e sulmit të 11 shtatorit të 2001

SHBA përkujton sot 3 mijë viktimat e sulmit të 11 shtatorit të 2001

Ndërsa SHBA-të po përballen me shkatërrimin e shkaktuar nga dy uraganët që i kanë goditur gjatë tre javëve të fundit, amerikanët gjithashtu përkujtojnë sot edhe 16 vjetorin e një prej ditëve më të tmerrshme që ka përjetuar kombi. Mijëra të afërm të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001, të mbijetuar, anëtarë të ekipeve që u angazhuan për shpëtimin e jetëve dhe shumë të tjerë pritet të mblidhen këtë të hënë në qendrën botërore të tregtisë në Nju Jork për të përkujtuar një prej sulmeve më vdekjeprurës që është ndërmarrë ndonjëherë në tokën amerikane. Aktivitete përkujtimore pritet të mbahen edhe në Pentagon si dhe Pensilvani, ndërsa presidenti Donal Tramp, e ka shpallur 11 shtatorin si dita kombëtare e Patriotëve. Vetë Presidenti dhe Zonja e Parë do të mbajnë sot një përkujtimore në Shtëpinë e Bardhë ku do të mbajnë një minutë heshtje për të nderuar 3 mijë viktimat të cilët humbën jetën pasi avionë të rrëmbyer nga terroristë goditën qendrën tregtare në Nju Jork, Pentagonin dhe një fushë pranë Shanksvill në Pensilvani. Presidenti gjithashtu do të mbajë një minutë heshtje dhe do të marrë pjesë edhe në ceremoninë që do të organizohet në Pentagon, ndërsa zëvendëspresidenti Pens do të përfaqësojë qeverinë në ceremoninë e Shanksvill. Ndërkohë sot pritet të inagurohet dhe memoriali që i është kushtuar viktimave por edhe atyre që humbën jetën më pasë si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga pjesëmarrja në operacionet e kërkim-shpëtimit. Një tjetër memorial është ngritur në Shanksvill, për të nderuar viktimat e Junajtid Eirlajns Flajt 93.

Sicred