KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA për marrëveshjen bërthamore me Iranin
SHBA, për marrëveshjen bërthamore, me Iranin

SHBA për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson, tha se shpreson se Irani do të jete dakord për t’i negociuar ndryshimet që i kërkon SHBA-ja në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, pavarësisht kundërshtimeve nga presidenti i Iranit për bisedime të reja. Pas takimit në Kombet e Bashkuara me palë të tjera të marrëveshjes , Tillerson për herë të dytë veçoi klauzolat e marrëveshjes, të cilat u japin fund kufizimeve të aktiviteteve bërthamore të Iranit – të tilla si pasurimi i uraniumit – në vitin 2025. Këto kufizime janë vënë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kundër Iranit. Tillerson tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do që këto klauzola të rienegociohen. Por, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kujtoi vështirësitë në arritjen e marrëveshjes komplekse, e cila, përveç SHBA-së dhe Republikës Islamike, ka përfshirë Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Britaninë. Edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se dëshiron të rihapë negociatat për klauzolat skaduese dhe të përpiqet të ndërmjetësojë mosmarrëveshjet e tjera midis SHBA-së dhe Iranit. Por, shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se kundërshton rihapjen e negociatave për marrëveshjen. Ajo tha se marrëveshja “po funksionon” dhe se BE-ja “do të sigurojë që ajo të vazhdojë”. Rohani tha se kërcënimet e vazhdueshme të administratës Trump për të braktisur marrëveshjen, tregojnë se asaj nuk mund t’i besohet. Marrëveshja bërthamore është negociuar fillimisht nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Sicred