KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, pas 18 muajsh përfundon programi i emigrantëve nga Haiti

SHBA, pas 18 muajsh përfundon programi i emigrantëve nga Haiti

SHBA-të do t’i japin fund një programi që garanton mbrojtje ndaj deportimit për 50 mijë imigrantë nga Haiti. Imigrantët nga shteti i Karaibeve morën status mbrojtjeje në vitin 2010, pasi një tërmet shkatërrues goditi vendin e tyre. Por administrata Tramp është shprehur se kushtet tani janë përmirësuar dhe shtetasit e Haitit mund të kthehen në atdhe. Sipas administratës, statusi i tyre i mbrojtjes përfundon në korrik të 2019-ës, cka u jep imigrantëve nga ai vend 18 muaj kohë për t’u kthyer. Në të kundërt, atyre u duhet të ligjërojnë statusin e imigrantit në SHBA. – Kushtet e jashtëzakonshme por të përkohshme të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2010 nuk ekzistojnë më, – thuhet në një deklaratë të publikuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë. – Janë marrë hapa domethënës për përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Haitit dhe ky vend mund të pranojë tashmë nivelet tradicionale të qytetarëve të kthyer, – vijon deklarata. Por kjo lëvizje nuk është pritur mirë brenda vendit. Deputetja demokrate Nensi Pelozi është shprehur se deportimi I mijërave grave dhe burrave thjesht do të thellojë vuajtjen në Haiti, ndërsa bëri të ditur se nuk ishte dakord se situata ishte përmirësuar në atë vend.

Sicred