KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Partia demokrate zgjedh kryetarin e ri

SHBA: Partia demokrate zgjedh kryetarin e ri

Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara zgjodhi kryetarin e ri të saj, ish-Sekretarin e Punës në administratën e Presidentit Barack Obama, Tom Perez. 447 anëtarë të Komitetit Kombëtar Demokrat e zgjodhen zotin Perez me votim në Atlanta. Një nga kandidatët e tjerë kryesorë ishte kongresmeni nga Minnesota, Keith Ellison. Fitorja e Perezit, bir emigrantësh domenikanë, shihet si një humbje për krahun liberal të partisë, pasi ai ishte kandidati i pjesës më konservatore ne gjirin e ketij formacioni të madh politik. Analistët politikë e kishin konsideruar votën si betejë mes krahëve të ish-rivalëve presidencialë Hillary Clinton dhe Bernie Sanders. Zoti Perez tani do të ketë detyrën e vështirë të rikonsolidimit të Partisë Demokrate, pas disfatës në zgjedhjet presidenciale te fituara nga Republikani Donald Trump dhe mund të jetë kandidati i partisë demokratike për zgjedhjet e ardhshme pas 4 vjetësh.

Sicred