KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA paralajmëron Iranin: Mos blloko Ormuzin!

SHBA paralajmëron Iranin: Mos blloko Ormuzin!

SHBA-ja është e vendosur që të garantojë me një vigjilencë të jashtëzakonshme lundrimin në ngushticën e Ormuzit, paralajmëroi një gjeneral amerikan pas disa manovrave detare iraniane që Ushingtoni i konsideroi si kërcënuese. Irani zhvilloi javën e kaluar një ushtrim detar në zonën e Gjirit, disa ditë pas rivendosjes së sanksioneve amerikane kundër Teheranit. Këto ushtrime ndodhën në një datë të pazakontë. Irani zhvillon zakonisht operacione të kësaj natyre dhe të kësaj madhësia në periudhën e vjeshtës. “Është mjaftueshëm e qartë se ata po përpiqen të përdorin këto manovra për të na dërguar një mesazh”, deklaroi për median gjenerali Joseph Votel, komandant i frocave amerikane në Lindjen e Mesme. “Regjimi iranian kërkonte të tregonte se ka kapacitete ushtarake në këtë ngushticë strategjike, dhe se kontrollon Gjirin, nga ku kalon rreth 30% e naftës botërore që tranziton nëpërmjet rrugëve detare”, shtoi gjenerali Votel.