KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA parajmëron Sirinë

SHBA parajmëron Sirinë

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se qeveria siriane duket se po përgatit një tjetër sulm me armë kimike, duke paralajmëruar se nëse ndodh një gjë e tillë, Siria “do ta paguajë çmimin”. Ajo po ashtu ka njoftuar se përgatitjet nga Siria janë të ngjashme me ato që janë ndërmarrë para sulmit të 4 prillit të këtij viti, i cili vrau shumë persona. Pas atij sulmi presidenti i SHBA-së, Donald Trump urdhëroi nisjen e një sulmi me raketa në një bazë ajrore siriane. “Ashtu siç kemi deklaruar më parë, Shtetet e Bashkuara janë në Siri për të shkatërruar Shtetin Islamik në Irak dhe Siri,” ka thënë zëdhënësi i SHBA-së, Shon Spajser. “Nëse, presidenti sirian Bashar al-Assad nis një tjetër sulm për vrasje masive duke përdorur armë kimike, ai dhe ushtria e tij do të paguajnë një çmim të rëndë”. Trump urdhëroi sulmin ajror gjatë muajit prill sepse sipas tij, sulmi me armë kimike ishte kryer nga qeveria e Asadit, por Siria vazhdon ta mohoje këtë akuzë. Sulme vunë Uashingtonin në përballje me Rusinë, e cila ka mbështetur Asadin në sulme ajrore në luftën e tij civile gjashtë vjeçare.

Sicred