KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Organizohet konkursi për qenin më të shëmtuar

SHBA: Organizohet konkursi për qenin më të shëmtuar

Disa qindra njerëz dashamirës së kafshëve morën pjesë në Kaliforni në konkursin e 29 të qenit më të shëmtuar. Kurora për këtë vit i shkoi Martes, një qen i racës mastif me peshë 60 kilogramë dhe, siç duket, tepër dembel. Qeni u shpëtua nga rruga kur ishte i verbër dhe falë kujdesit të pronarëve iu rikthye shikimi falë ndërhyrjes kirurgjikale. Marta mundi në garë 13 qen të tjerë, njëri më i shëmtuar se tjetri. Megjithatë, edhe pse duken shumë të shëmtuar, për pronarët këto qënie kanë qënë dashuri me shikim të parë. Pjesëmarrësit në këtë konkurs gjykohen nga përshtypja e parë, veçantitë në pamje, personaliteti dhe reagimi i publikut.

Sicred