KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA njofton OKB: Do të tërhiqemi nga marrëveshja e Parisit
SHBA njofton OKB: Do të tërhiqemi nga marrëveshja e Parisit

SHBA njofton OKB: Do të tërhiqemi nga marrëveshja e Parisit

Administrata Tramp ka dorëzuar njoftimin e parë me shkrim ku bën të ditur se SHBA-të kanë ndërmend të tërhiqen nga marrëveshja klimatike e arritur në Paris në vitin 2015. Por në njoftimin dërguar Kombeve të Bashkuara, Departamenti i Shtetit shprehet se Uashingtoni do të qëndrojë në procesin e bisedimeve në lidhje me çështjet klimatike. Presidenti Donald Tramp u kritikua nga ndërkombëtarët në muajin qershor, kur ai bëri të ditur synimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit. Ai u shpreh atëherë se marrëveshja ndëshkonte SHBA-te dhe do t’u kushtonte amerikanëve miliona vende pune. Njoftimi i bërë të premten nga administrata e tij shihet më shumë si simbolikë, pasi asnjë komb që kërkon të tërhiqet nga pakti nuk mund ta shpallë zyrtarisht tërheqjen e tij deri në 4 nëntor të vitit 2019. Procesi i daljes nga ky pakt zgjat për një periudhë 1 vjeçare, ç’ka do të thotë se nuk përmbyllet deri në zgjedhjet amerikane për president që zhvillohen në vitin 2020. Presidenti i ri amerikan që mund të zgjidhet në atë vit, mund të vendosë që t’i bashkohet sërish marrëveshjes.

Sicred