KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, ngarkesë e madhe në gjykatat e imigracionit

SHBA, ngarkesë e madhe në gjykatat e imigracionit

Departamenti Amerikan i Drejtësisë synon të rrisë presionin ndaj gjykatësve të imigracionit në mënyrë që të përshpejtohet procedimi i çështjeve me të cilat ata merren. Gjykatësve do u duhet të shqyrtojnë të paktën 700 çështje në vit në mënyrë që të marrin një rankim të kënaqshëm të performacës së tyre. Por kritikët paralajmërojnë se plani mund të kompromentojë procesin gjyqësor për shkak të përshpejtimit të dëgjesave. “Integriteti dhe paanshmëria e gjykatës mund të vihet në pikëpyetje nëse një gjykatës ndikohet nga faktorë që nuk kanë lidhje me faktet e çështjes ose nëse mocionet rrëzohen për shkak se një gjykatës i caktuar mund të jetë i shqetësuar për vijueshmërinë e tij në punë” u shpreh për mediat e huaja kryetarja e Shoqatës Kombëtareve të Gjyqtarëve të Imigracionint.
Të paktën 600 mijë persona presin që çështjet e tyre të imigrimit të paraqiten për dëgjesë në gjykatat amerikane. Prokurori i Përgjithshëm amerikan xhef Sessions ka punuar së fundmi për politikat e reja në përpjekje për t’i dhënë shtysë zgjidhjes së ngarkesës së krijuar nga çështjet e prapambetura. Të dielën që lamë pas, presidenti amerikan Donald Tramp u kërkoi republikanëve në kongres që të miratonin legjislacionin e ri kundër imigracionit. Ai riafirmoi kundërshtinë e tij ndaj legalizimit të qindra mijërave imigrantëve pa dokumente të cilët kanë hyrë në SHBA që fëmijë.

Sicred