KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA ndërmerr masa të reja për rritjen e sigurisë së fluturimeve

SHBA ndërmerr masa të reja për rritjen e sigurisë së fluturimeve

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare i ka kërkuar kompanive ajrore dhe aeroporteve të forcojnë kontrollet e udhëtarëve dhe të bagazheve. Kush nuk bindet, mund të përballet me masa të ashpra. Ndalimi i laptoveve megjithatë, i cili u vendos në SHBA në muajin Mars për 8 vende me shumicë myslimane, nuk do të zgjerohet më tej. Sipas kreut të këtij institucioni, John Kelly, ndryshimet janë të nevojshme nisur nga interesi i lartë i terroristëve për të shënjestruar sektorin e aviacionit. Duhet të vendosim rregulla të reja në mënyrë që ta mbajmë të sigurtë transportin publik dhe t’ia bëjmë më të vështirë suksesin terroristëve”, tha Kelly. Masat e përmendura nga zyrtari i lartë i administratës amerikane i diktojnë linjave ajrore përmirësimin e kontrollit të pasagjerëve, detektimin e lëndëve plasëse dhe verifikimin e vetë personelit të aeroportit në përpjekje për të shmangur mundësinë e një sulmi me bashkëpunëtor të brendshëm. Ndryshimet do të aplikohen mbi gati 2 100 fluturime të përditshme në Shtetet e Bashkuara nga 280 aeroporte, 180 kompani ajrore e 105 vende të botës. Nga sa pohojnë zyrtarët amerikanë e ata të BE-së, masat në fjalë do të hyjnë në fuqi brenda tre javësh.

Sicred