KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA miraton ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut

SHBA miraton ligjin për sanksione ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut

Ligjvënësit amerikanë miratuan ligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, i cili tani do t’i dërgohet për nënshkrim presidentit Donald Trump. Senatorët votuan me shumicë dërmuese 98 me 2, një ditë pasi Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve rane dakord rreth kushteve. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektligjin më herët këtë javë, gjithashtu me një shumicë dërmuese. Duke kaluar nëpër të dy dhomat, ajo do t’i dërgohet Presidentit Trump për t’u nënshkruar në ligj. Por Trump ka kërkuar lidhje më të ngushta me Rusinë dhe ka fuqinë për të vënë veton ndaj projektligjit, përkundër mbështetjes së tij politike. Ligjvënësit kërkuan forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë si përgjigje ndaj përzierjes së saj në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mohuar akuzat dhe ka kundërshtuar sanksionet e reja ndaj vendit të tij. Duke folur nga Finlanda, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shefi i Kremlinit iu përgjigj interesimit të mediave në lidhje me bllokun e ri të sanksioneve amerikan. “Do të duhet të shohim tekstin final të këtyre sanksioneve dhe më pas të marrim një vendim. Por ne nuk mund të rrijmë duarkryq. Po na sos durimi dhe do të duhet të hakmerremi ndaj arrogancës amerikane”, tha Putin. Sanksionet e reja parashikojnë ndëshkimin e të gjitha kompanitë që përfshihen në eksportin e gazit rus, çka do të rrezikonte ndërtimin e një gazsjellësi që lidh Rusinë me Gjermaninë. Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin me sanksionet e reja, që sipas tij mund të ushtrojnë ndikim në sektorin evropian të energjisë.

Sicred