KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, miratohet reforma e re e taksave
SHBA, miratohet reforma e re e taksave

SHBA, miratohet reforma e re e taksave

Republikanët amerikanë nga të dyja dhomat e Kongresit kanë miratuar projektligjin e përbashkët për ndryshimet më të mëdha në sistemin e tatimeve prej 30-vitesh. Projektligji republikan e ulë normën e tatimit për koorporatat amerikane nga 35% në 21%, dhe tatimi i të ardhurave individuale bie në 37% nga 39.6% që ishte më parë. Zyrtarët republikan, u shprehen se reforma fiskale e miratuar prej tyre, parashikon heqjen e gjobave për mungesëne e politkave shëndetësore duke anulluar kështu detyrimet e vendosura nga “Obamakerë”. Ndërkohë, deputetët demokratë janë shprehur kundër ligjit, duke thënë se ai favorizon shtersat e pasura dhe godet shtresat e mesme. Presidenti Donald Trump, ka bërë fushatë për uljen e taksave që nga zgjedhja e tij president dhe kjo reformë është një fitore personale për të. Ai, theksoi se do të dëshironte që ligji mbi taksat të votohej përpara Krishtlindjeve. Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve, të dyja me shumicë Republikane – pritet ta miratojnë reformën fiskale javën e ardhshme.

Sicred