KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Miratohet prokurori i përgjithshëm

SHBA: Miratohet prokurori i përgjithshëm

Senati amerikan ka konfirmuar emërimin e Presidentit Donald Trump për Prokuror të Përgjithshëm. Jeff Sessons, kandidatura e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është miratuar nga senati edhe pse ka hasur në kundërshtimin e senatorëve demokratë. Kandidatura e Sessons, i cili është senatori i Alabamas, ka arritur të marrë 52 vota pro  kandidaturës së tij dhe 47 vota kundër. Ndërkohë që senatorët demokratë e kanë kundërshtuar kandidaturën e Sessons duke u shprehur se ai është shumë i afërt me presidentin Trump, për të vendosur sundimin e ligjit. Nga ana tjetër republikanët e kanë mbrojtur kandidaturën e propozuar nga presidenti duke u  thënë se vitet e tij në senat kanë vërtetuar integritetin e tij. Gjatë seancës për konfirmimin e tij, Sessions u është përgjigjur akuzave të racizmit, duke thënë se ato ishin të pavërteta. Ai tani do të marrë përgjegjësinë e Departamentit të Drejtësisë dhe 113.000 punonjësve të tij, përfshirë 93 avokatë amerikanë.

Sicred