KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA mbyll qeverinë, nuk arrihet miratimi i buxhetit

SHBA mbyll qeverinë, nuk arrihet miratimi i buxhetit

Qeveria amerikane u mbyll për herë të dytë brenda këtë vit pasi Kongresi dështoi të kalojë në kohë një masë të rëndësishme buxhetore. Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve duhet të miratonin marrëveshjen e re të shpenzimeve dyvjeçare. Qeveria amerikane u mbyll fillimisht më 19 janar për tri ditë, pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi dështuan të arrinin një marrëveshje që projektligji për financime të mbetet i hapur. Senatorët, megjithatë, kanë debatuar gjithë natën dhe kanë votuar për të kaluar projektligjin, i cili tani duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve. Plani 600 faqesh propozon një rritje të shpenzimeve, me rreth 300 miliardë dollarë, për shërbimet e mbrojtjes dhe të brendshme. Por ligjvënësit luftuan për të kapërcyer kundërshtimet e minutës së fundit nga senatori republikan Rand Paul. Financimi federal për shërbimet qeveritare skadon zyrtarisht në mesnatë. Bisedimet po vazhdojnë, me shpresën se mbyllja mund të shfuqizohet sa me pare. Që kjo të ndodhë, plani duhet të kalojë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga presidenti. Mbyllja e qeverisë shënon herën e pestë të një qeverie amerikane në çerek-shekulli.

Sicred