KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA mbështet Britaninë për dëbimin e 23 diplomatëve rusë

SHBA mbështet Britaninë për dëbimin e 23 diplomatëve rusë

Shtëpia e Bardhë bëri dje të ditur se solidarizohet me aleatin e saj më të afërt, Britaninë e Madhe dhe mbështet vendimin e saj për përzënien nga territori i vendit të 23 diplomatëve rusë. Kryeministrja Britanike Tereza Mej është shprehur se diplomatët do të përzihen pasi Moska refuzoi të shpjegonte se si një gaz nervor rus ishte përdorur ndaj një ish spiunit Sergej Skripal dhe vajzës së tij që jetonin në Britani. Moska mohon të ketë ndonjë përgjegjësi në ngjarje dhe tha se po punonte për t’u kundërpërgjigjur. Zëdhënësja e presidentit Donald Tramp, Sarah Sanders, akuzoi Rusinë se po minont sigurinë e vendeve të ndryshme në botë. “SHBA-të duan të sigurohen se ky lloj sulmi të mos ndodhë më kurrë” u shpreh Sanders e cila e quajti përzënien e diplomatëve rusë nga Britania si një përgjigje të drejtë. Ndërkohë, sekretari i jashtëm britanik Boris Xhonson tha se sulmi ishte mënyra përmes së cilës Rusia u tregon njerëzve se çfarë mund t’u ndodhë nëse qëndrojnë kundër regjimit të saj.

Sicred