KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, masa të reja sigurie për fluturimet
SHBA, masa të reja sigurie, për fluturimet

SHBA, masa të reja sigurie për fluturimet

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur masat e reja që do të zbatohen në lidhje me fluturimet drejt territorit amerikan, të cilat synojnë reduktimin e kërcënimit që mund të vijë nga ekzistenca e eksplozivëve të fshehur. Sipas zyrtarëve amerikanë, masat e reja të sigurisë përfshijnë zgjerimin e skanimit të pasagjerëve dhe pajisjeve elektronike. Sipas kompanive ajrore, përveç kontrolleve të pajisjeve elektronike që ushtrohen aktualisht ndaj udhëtarëve me destinacion territorin amerikan, tashmë atyre do iu duhet të japin intervista të shkurtra në cek-ine apo në pikat e kontrollit të dokumenteve. Rreth 2 mijë fluturime tregtare nga 100 vende do të preken cdo ditë nga këto masa. Zyrtarë të disa kompanive ajrore kanë shprehur shqetësim pasi kontrollet e reja mund të cojnë në vonesa dhe rritje cmimesh. Ndërkohë, SHBAtë ua kanë ndaluar udhëtimin drejt territorit të tyre qytetarëve të tetë vendeve, Iranit, Libisë, Sirisë, Jemenit, Somalisë, Koresë së Veriut, Venezeulës dhe Cadit. Kufizimet për Venezuelën aplikohen vetëm për zyrtarët e qeverisë së atij vendi dhe pjesëtarët e familjeve të tyre.

Sicred