KRYEFAQJA » LAJME » SHBA: Kosova dhe Serbia të jenë kreative dhe fleksibile
SHBA: Kosova dhe Serbia të jenë kreative dhe fleksibile

SHBA: Kosova dhe Serbia të jenë kreative dhe fleksibile

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar me një deklaratë e cila vjen pas një situate të komplikuar politike në Kosovë, ku së fundi është folur edhe për korrigjim të kufirit me Serbinë, për një autonomi të pjesës veriore, dhe për një bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. SHBA tha se e mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit. “Normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit. “Normalizimi po ashtu do t’iu hapte rrugë të qarta të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian”. “Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”. “Tash është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibile”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sicred