KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Kina të ndërmarri sanksione ndaj Koresë së Veriut
SHBA: Kina të ndërmarri sanksione ndaj Koresë së Veriut

SHBA: Kina të ndërmarri sanksione ndaj Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Kinës me qëllim që kjo e fundit të ndërrmarrë sanksione kundër Koresë së Veriut si kundërpërgjigje për vazhdimin e programit bërthamor, ka theksuar ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Hejli. “Ne do të luftojmë shumë për këtë çështje. Do të ushtrojmë presion, jo vetëm ndaj Koresë së Veriut, por edhe ndaj vendeve që nuk respektojnë rezolutat e OKB-së dhe nuk aplikojnë sanksionet kundër Koresë së Veriut”, tha Hejli gjatë një interviste për stacionin televiziv SiBiEs.“Kina është një prej tyre, sepse 90 përqind e shkëmbimeve tregtare koreano-veriore bëhen me Kinën dhe nëse ato kanë bashkëpunuar duhet të bëjnë më shumë. Autoritetet kineze kanë reaguar për atë që ne ju kemi kërkuar ”, ka deklaruar ambasadorja e SHBA në OKB.
Gjithashtu, Hejli është shprehur qartë se, “Presidenti Trump do të shqyrtonte marrëdhëniet tregtare me Kinën”. Kriza lidhur me programin bërthamor koreano-verior është rritur me testimin për herë të parë të raketës balistike ndërkontinentale nga Peniani, më 4 korrik. Ky sukses teknologjik i mundëson regjimit të izoluar realizimin e objektivit të tij, që është në gjendje të kërcënojë territorin kontinental amerikan me zjarrin bërthamor.

Sicred