KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA u kërkon të gjitha kombeve të ndërpresin çdo marrëdhënie me Penianin

SHBA u kërkon të gjitha kombeve të ndërpresin çdo marrëdhënie me Penianin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar të gjitha kombeve të shkëpusin lidhjet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut, pas testit të fundit balistik të ndërmarrën nga vendi komunist. Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ambasadorja amerikane Niki Heili tha se Presidenti Tramp i kishte kërkuar homologut të tij kinez të ndërpriste të gjithë furnizimin me naftë për Penianin. Ajo shtoi se shtetet enbashkuara nuk kërkojnë konflikt, por që regjimi i Koresë së Veriut do të shkatërrohej nëse shpërthente lufta. “Diktatori i Koresë së Veriut bëri një zgjedhje që e çon botën më afër luftës. Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar luftë me Korenë e veriut, dhe prapë nuk e kërkojmë as sot. Nëse shpërthen lufta, arsyeja do të jenë aktet e vazhdueshme të agresioonit si ai që pamë dje, dhe nëse shpërthen lufta, regjimi koreano verior do të shkatërrohet tërësisht”. Paralajmërimi erdhi pasi Peniani testoi një raketë balistike ndërkontinentale, që sipas tij do të ishte e aftë të godiste pjesën kontinentale të SHBA-ve. Ndërkohë zonja Heili, theksoi se Kina duhet të bëjë më shumë në lidhje me Korenë së Veriut. – Presidenti Tramp telefonoi sot Presidentin Shi dhe i tha se puna ka arritur deri aty sa Kina duhet të ndërpresë të gjitha furnizimet me naftë. E dimë që nafta është elementi kryesor në prodhimin bërthamor të Koresë së Veriut dhe Kina është furnizuesi kryesor, – tha ajo. Kina është një aleat historik i Koresë së Veriut si dhe partneri i saj më i rëndësishëm tregtar. Mendohet se Peniani pjesën më të madhe të naftës e merr nga Kina. Ndërkohë, shtëpia e bardhë bëri dje të ditur se zoti Tramp kishte folur me homologun e tij kinez Shi Xhinping, duke i kërkuar të përdoreshin të gjitha levat e disponueshme për të bindur Korenë e Veriut që t’i japë fund provokimeve të saj dhe të kthehet në rrugën e denuklearizimit.

Sicred