KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA kërcënon Gjykatën e Hagës

SHBA kërcënon Gjykatën e Hagës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërcënuar se do të ndërmarrin sanksione ndaj Gjykatës  Ndërkombëtare Penale, nëse kjo e fundit vijon me procedimin e amerikanëve.  Aktualisht Gjykata me seli në Hagë po merr në konsideratë nisjen e procedirmeve penale ndaj ushtarakëve amerikanë në lidhje me abuzimet e pretenduara ndaj të ndaluarve në Afganistan.  Vitin e shkuar, prokurori i kësaj Gjykate Fatu Bensuda kërkoi nisjen e një hetimi të plotë për krimet e luftës në Afganistan, ku do të përfshiheshin zyrtarë të ushtrisë amerikane dhe ata të agjencisë të inteligjencës. Sipas një raporti të përpiluar nga kjo gjykatë në vitin 2016, ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se ushtria amerikane kishte kryer tortura në qendrat sekrete të ndalimit në Afganistan, të cilat drejtohen nga CIA, dhe që qeveria afgane si dhet talebanët kanë kryer gjithashtu krime lufte. Në një dalje për mediat, Këshilltari amerikan  i sigurisë kombëtare  Xhon Bolton e quajti gjykatën si të paligjshme dhe u zotua se do të bëhej gjithcka për të mbrojtur amerikanët. Deklarata e Bolton shkoi deri aty sa ai kërcënoi se do të arrestoheshin dhe ndërmerreshin sanskione ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj gjykate. – Nëse gjykata na vihet pas neve, Izraelit apo aleatëve të tjerë amerikanë, ne nuk do të qëndrojmë të heshtur, – theksoi Bolton.   SHBA-të janë mes vendeve që nuk i janë bashkuar gjykatës, e cila është themeluar mbi bazën e statusit të Romës në vitin 2002 dhe është ratifikuar nga 123 vende.

Sicred