KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA kërcënojnë të ndërpresin ndihmën financiare për Pakistanin
donald trump, taksa, shmang, 18 vjet, new york times, akuza, 916 milone dollare humbje

SHBA kërcënojnë të ndërpresin ndihmën financiare për Pakistanin

Presidenti amerikan Donald Tramp ka sulmuar me anë të një deklaratë të ashpër Pakistanin për 33 bilionë dollaëe ndihma që ka mare nga SHBA pa dhënë asgjë në këmbim.

“SHBA i dhanë Pakistanit më shumë se 33 bilionë dollarë ndihmë gjatë 15 viteve të fundit, ndërsa ata nuk dhanë gjë tjetër në këmbim veç gënjeshtrave dhe mashtrimeve, duke menduar se ne jemi budallenj. Ata u siguruan një parajsë të sigurt terroristëve që ne po luftojmë në Afganistan, me pak ndihme. Jo më.” shkruan presidenti amerikan Donald Trump në një postim të tij në rrjetet sociale.

Ne nje reagim pas kesaj deklarate ministri i mbrojtjes i Pakistanit, Khurram Dastgir Khan, në rrjetin Twitter, tha se Pakistani, “si aleat antiterror u ka dhënë SHBA-ve, tokë dhe komunikim ajror, baza ushtarake dhe bashkëpunim në inteligjencë, që e kanë shkatërruar al-Kaidën gjatë 16 viteve të fundit, por Shtetet e Bashkuara nuk na kanë dhënë asgjë pos fyerjeve dhe mosbesimit”.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm pakistanez tha se “Shtetet e Bashkuara duhet te shohin pergjegjesine per deshtimet  ne Afganistan tek njerezit e saj.

“Amerika është e frustruar për shkak të disfatës në Afganistan”, tha ai duke shtuar se  “Amerika duhet te nisë rrugën e dialogut në vend të përdorimit të forcës ushtarake në Afganistan”.

Sicred