KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, ish-drejtori i FBI-së boton libër

SHBA, ish-drejtori i FBI-së boton libër

Ka dalë në treg libri i ish-drejtorit të FBI-së Xhejms Komej, një libër pak a shumë i ngjashëm me atë të Majkel Wolf, ku flitet për prapaskenat, për politikat jo të mira të Trump dhe dëshirën e tij të madhe për të pasur një besnik të madh në kabinetin e tij, që nuk ia plotësoi dot Xhejms Komej. Libri “Një besnikëri e lartë, të vërteta, gënjeshtra dhe lidershipi” u nxor në treg të marten në SHBA. Libri ka qënë ndër më të kërkuarit në Amazon javët e fundit dhe dalja e tij në treg vjen pasi presidenti Donald Trump, stafi i shtëpisë së bardhë dhe komiteti Kombëtar Republikan rriten sulmet me fjalë ndaj Komejt, i cili e quajti në një intervistë Trumpin si një udhëheqës moralisht të papërshtatshëm. Ndërsa Trump thotë se Komej është drejtori më i keq që ka pasur ndonjëherë historia e FBI-së. Ndërkohë në libër Komej e cilëson Trump si një bos mafioz, dhe thotë se presidenca e tij ka marrë tiparet e “zjarrit në pyll”.

Sicred