KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, imigrantët e jashtëligjshëm transferohen në burgjet federale

SHBA, imigrantët e jashtëligjshëm transferohen në burgjet federale

Administrata Tramp ka filluar të transferojë imigrantët e dyshuar si të paligjshëm në burgjet federale, pasi qendrat e ndalimit të tyre nuk po e përballonin më fluksin. Transferimi i 1600 të ndaluarve dëshmon rritjen e numrit të ndalimeve nën politikën me “zero tolerancë” ndaj imigracionit. Zyra për zbatimin e ligjit të imigracionit dhe doganave, u shpreh se kjo ishte një masë e përkohshme derisa të gjendeshin godina të tjera që do të shërbenin si qendra për ndalimin e imigrantëve të paligshëm. Kjo zyrë po zbaton një politikë që u kërkon prokurorëve federalë që të ngrejnë padi penale ndaj çdokujt që kalon kufirin në mënyrë të paligjshme. Rreth 1 mijë të ndaluar do të shkojnë në një burg në Kaliforni. Liderët e sindikatave të burgjeve në Kaliforni, Teksas dhe Uashington thanë për agjencinë e lajmeve Rojters se kishin patur shumë pak kohë në dispozicion për t’u përgatitur për fluksin e madh të të ndaluarve të transferuar, ç’ka ka rritur shqetësimet për sigurinë dhe stafin.

Sicred