KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA i zgjat sanksionet Rusisë

SHBA i zgjat sanksionet Rusisë

Krerët e të dyja palëve në Kongresin Amerikan kanë rënë dakord mbi legjislacionin që aprovon sanksione të reja ndaj Rusisë për ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara. Legjislacioni i ri gjithashtu do të kufizoje ashpër aftësinë e presidentit Donald Trump për të hequr çdo sanksion kundër Rusisë. Trump u shpreh para disa ditësh se kishte nevojë për liri diplomatike me Kremlinin. Korrespondentët thonë se marrëveshja dypartiake tregon vendosmërinë e Kongresit për të mbajtur një linjë të fortë kundër Rusisë, pavarësisht nga pikëpamja e Trump. Autoritetet amerikane po hetojnë për bashkëpunim të mundshëm ndërmjet ekipit të Trump dhe Rusisë. Agjencitë e inteligjencës mendojnë se Rusia u përpoq të ndihmonte presidentin të vinte në pushtet.

Sicred