KRYEFAQJA » LAJME » SHBA i dhuron mjete dhe armë ushtrisë shqiptare
SHBA i dhuron mjete dhe armë ushtrisë shqiptare

SHBA i dhuron mjete dhe armë ushtrisë shqiptare

Dorëzimi i 12 automjeteve të blinduara, dhuratë e qeverisë amerikane, të cilat do të shërbejnë për seancat stërvitore si dhe në misionet paqëruajtëse të ushtrisë shqiptare, është shoqëruar gjatë të hënës edhe me ekspozimin i pushkëve të sofistikuara sipas standartit të NATO-s, robotit amerikan për shkatërrimin e bombave, si dhe kostumet për mbrojtjen nga shpërthimi i tyre.
Këto përbëjnë një pjesë të investimeve. Ambasadori amerikan Donald Lu vlerësoi investimin në trajnimin e ushtarakëve duke njoftuar rritjen e buxhetit për këtë qëllim. “Jam krenar të njoftoj sot se në vitin e ardhshëm do të rrisim buxhetin tonë të trajnimit ushtarak për Shqipërinë me më shumë se 35 milionë lekë, në vlerësim të angazhimit të Shqipërisë ndaj NATO-s” tha zoti LU. Ambasadori amerikan tha se dorëzimi i mjeteve të blinduara përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të armëve dhe paisjeve moderne që po u prezantohen FA të Shqipërisë.
740 kurse trajnimi IMEX dhe 280 Marshall jane realizuar deri me tani sipas Ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka, gjë që shkon paralel me investimet në buxhet e teknologji ushtarake. Ajo tha se trupa e komandove speciale është gati për misionet e paqes ku dhe kur të jetë nevoja. Gjatë janarit me ftesë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes ministrja Xhaçka dhe një delegacion i nivelit të lartë do të vizitojnë Pentagonin për zgjerimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit.

Sicred