KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ShBA, Heather Nauert ambasadore e re në OKB

ShBA, Heather Nauert ambasadore e re në OKB

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të emërojë zëdhënësen e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert si ambasadore të re të Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë raportuar mediat amerikane. Kjo bëhet e ditur nga Fox News, media në të cilin Nauert ka punuar më parë si moderatore televizive. Kjo vjen pasi Nikki Haley ka njoftuar në muajin tetor se ajo do të largohet nga kjo pozitë në fund të vitit. Nauert, 48 vjeçare, është emëruar si zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit në muajin prill të vitit të kaluar, duke befasuar kështu teksa la median dhe mori detyren e parë qeveritare. Fox News ka thënë se Trump do të njoftonte për këtë emërim përmes një postimi në Twitter të premten në mëngjes, derisa Bloomberg ka thënë të ketë kuptuar këtë lajm nga tri burime. Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar këtë çështje. Niki Haley ka shërbyer në këtë detyre për dy vjet dhe ishte nje prej emerimeve te para te presidentit amerikan trump. Ish-guvernatorja e Karolinës Jugore, njëherësh një nga gratë e pakta në kabinetin e Trumpit, nuk ka dhënë ndonjë arsye për largimin e saj, mirëpo ka hedhur poshtë planet se synon të garojë për presidente më 2020.Trump në anën tjetër ka thënë se Haley ka bërë “një punë fantastike”.

Sicred