KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Gorsuch gjykatës i ri i Gjykatës së Lartë
SHBA: Gorsuch gjykatës i ri i Gjykatës së Lartë

SHBA: Gorsuch gjykatës i ri i Gjykatës së Lartë

Presidenti amerikan Donald Trump ka lajmëruar drejt per drejt nga Shtëpia e Bardhë emrin e zëvendësuesit të gjykatësit të Gjykatës së Lartë Antonio Scalia, që nuk jeton më, ai është Neil M. Gorsuch, 49 vjeç, i cili i përket rrethit të 10-të të Apelit Federal të Denverit, me një karrierë shumë të mirë ligjore. Është gjykatësi më i ri i Gjykatës së Lartë gjatë çerek shekullit të fundit.

“Ky ka qënë procesi zgjedhor më transparent dhe i rëndësishëm për Gjykatën e Lartë në historinë e vendit tonë”, nënvizoi Trump, duke thënë se ndiehet “krenar” për zgjedhjen e Gorsuch si gjykatës të ri. “Doja që populli amerikan të thoshte fjalën e vet në këtë emërim”, shtoi Trump, duke sjellë në mendje se shumë zgjedhës të tij kanë votuar vetëm ose në veçanti për këtë.

Sicred