KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, gjykata vendos të mbrojë nga deportimi imigrantët e rinj pa dokumente
SHBA, gjykata vendos të mbrojë nga deportimi imigrantët e rinj pa dokumente

SHBA, gjykata vendos të mbrojë nga deportimi imigrantët e rinj pa dokumente

Një gjykatës federal amerikan ka vendosur që administrata e Presidentit Trump duhet të rifillojë një program që mbron nga deportimi imigrantët e rinj pa dokumente që janë sjellë në Amerikë në rrugë të paligjshme kur ata ishin fëmijë. Gjykatësi po ashtu vendosi që Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë aplikime të reja për programin e njohur si DAKA. Megjithatë gjykatësi John Bates, i dha afat qeverisë deri me 23 gusht që të vendosë nëse dëshiron të apelojë vendimin. Në muajin prill, gjykatësi Bates i dha qeverisë 90 ditë afat që të prezantojë argumente për dhënien fund të programit DAKA. Gjykatësi tha se argumenti i prezantuar nga qeveria nuk i kishte ndryshuar mendimin. Në prill, gjykatësi Bates e quajti arsyetimin e qeverisë për dhënien fund të programit si kapriçoz”. Ai tha se argumenti i qeverisë dështoi të “spjegonte në mënyrë adekuate konkluzionin se programi ishte i paligjshëm”.
Në fillim të vitit gjykata federale në Nju Jork dhe Kaliforni dhanë urdhër që programi DAKA të vazhdojë procesin e përtëritjes së dokumenteve, por nuk i kërkonte qeverisë që të pranonte aplikime të reja. Programi DAKA ofron punë të përkohëshme dhe leje studimi për rreth 700 mijë imigrantë të rinj, program që njihet edhe si “Endërrimtarët”. Për shumicën e këtyre imigrantëve, Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm që ata njohin. Ata paguajnë taksat, janë pronarë biznesesh, kanë familje, janë diplomuar në kolegje dhe kanë shërbyer në ushtri. Programi DAKA u krijua në vitin 2012 nën administratën e Presidentit Barack Obama.

Sicred