KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Gjykata e Lartë i jep fuqi urdhërit të Trump për ndalimin e myslimanëve

SHBA: Gjykata e Lartë i jep fuqi urdhërit të Trump për ndalimin e myslimanëve

Gjykata Lartë amerikane ka vendosur që urdhëri i Presidentit Donald Tramp për ndalimin e udhëtimit për në territorin amerikan të shtetasve të gjashtë vendeve kryesore muslimane të marrë fuqi të plotë. Vendimi është një mbështetje e madhe për politikën e zotit Tramp ndaj udhëtarëve të këtyre vendeve. Vendimi i Gjykatës Supreme bën që ndalimi i vizave amerikane të hyjë në fuqi për shtetasit nga Irani, Çadi, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, edhe nëse ata kanë familjarë në SHBA. Urdhëri presidencial për prek edhe personat nga Koreja e Veriut dhe Venezuela, por gjykatat më të ulëta i kanë lejuar tashmë këto dispozita të hyjnë në fuqi. Prokurori i Pëgjithshëm, Jeff Sessions, e cilësoi vendimin e Gjykatës së Lartë si “një fitore thelbësore për sigurinë e popullit amerikan”, duke theksuar se ndalimi i udhëtimit është një domosdoshmëri përsa i përket mbrojtjes së vendit nga kërcënimet. Ndërsa Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, tha se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk është befasues dhe se ai është “thelbësor për mbrojtjen e atdheut”.

Sicred