KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA; Gjykata bllokon urdhërin e Trump
DonaldTrump, bllokohet nga gjykata urdheri, presidenti i shba, shba, shtepia e bardhe

SHBA; Gjykata bllokon urdhërin e Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, fajësoi një gjyqtar të Gjykatës së Qarkut, i cili pezulloi urdhrin e rishikuar të udhëtimit, dhe e akuzoi atë për “humbje të ekuilibrit gjyqësor”. Gjykatesi Derrik Uatson lëshoi vendimin per bllokimin e urdhrit të mërkurën vonë, vetëm pak orë para se ai të hynte në fuqi. Gjykatësi tha se ka gjasa të mëdha që urdhri të jetë jokushtetues dhe të shkaktojë “dëme të pariparueshme” per shtetin e Havajit dhe qytetarët e tij. Me urdhrin ekzekutiv do t’iu ndalohet hyrja përkohësisht në SHBA qytetarëve të gjashtë vendeve me shumicë myslimane. Urdhri duhej të hynte në fuqi më 16 Mars. Trump tha se pezullimi i urdhrit, të krijuar për të mbajtur “terroristët jashtë vendit”, e bën Amerikën të duket e dobët, duke premtuar se do ta luftojë vendimin e gjykatësit dhe se do ta dërgojë atë në Gjykatën Supreme, nëse është e nevojshme. Gjykatësi i Havajit, i cili është emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, tha se argumenti se ndalimi shkel Amandamentin e Parë të Kushtetutës për mbrojtje kundër diskriminimit fetar, pritet të ketë sukses ne gjykata. Vendimi i gjykatësit Uatson është i përkohshëm, derisa të dërgohen argumente të tjera më të gjëra përpara gjykatës së tij. Urdhri i rishikuar është sfiduar edhe në disa shtete të tjera.