KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA do t’i shesin armatime Japonisë
SHBA do t'i shesin armatime Japonisë

SHBA do t’i shesin armatime Japonisë

SHBA-të do t’i shesin Japonisë pajisje ushtarake që do të mundësojnë mbrojtje e saj ndaj kërcënimeve të Penianit. Këtë e bëri të ditur presidenti amerikan Donald Tramp, i cili në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin japonez Shinzo Abe, u shpreh se Japonia mund të godasë çdo raketë koreano veriore që kalon në qiellin e saj me pajisje të blera nga SHBA-të. Për Trampin, blerja e pajisjeve ushtarake nga Japonia, do të siguronte vende pune për amerikanët dhe siguri për Japoninë. Presidenti amerikan gjithashtu deklaroi se ka mbaruar koha e durimit strategjik, dhe premtoi se do të’i kundërvihej agresioneve të rrezikshme të Koresë së veriut. “Regjimi vijon zhvillimin e programit të armëve të jashtëligjshme, duke përfshirë testet bërthamore dhe lëshimet e raketave balistike mbi territorin japonez. Ne nuk do ta durojmë këtë” theksoi presidenti.
Kryeministri japonez ripërsëriti qëndrimin e presidentit amerikanm duke theksuar se Japonia mbështeste të gjitha komentet e mëparshme të Trampit që të gjitha opisionet janë mbi tavolinë, ashtu siç mbështeste edhe një rritjen e presionit ndaj Koresë së Veriut në vend të vijimit të dialogut me atë komb. Kryeminisitri japonez u shpreh se Japonisë i duhej që të zgjeronte aftësinë e saj mbrotjëse, duke patur parasysh situatën shumë të vështirë të marrëdhënieve me Korenë e Veriut. Ai theksoi se mbrojtja raketore ishte e bazuar mbi bashkëpunimin e ligjshëm mes Japonisë dhe SHBA-të, dhe përsa i përket goditjes së raketave që përmendi zoti Tramp, Abe theksoi se vendi i tij do ta bënte një gjë të tillë nëse do ti duhej.
Akoma nuk është e qartë nëse është nënshkruar ndonjë marrëveshje ushtarake gjatë udhëtimit të presidentit Tramp në Japoni, por dy vendet janë aleatë të ngushtë ushtarakë dhe SHBA-të kanë disa baza ushtarake në Japoni. Në muajin shtator, presidenti amerikan bëri të ditur në twitter se do të lejonte shitjen e pajisjeve ushtarake për Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Sicred