KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve miraton reformën taksative të premtuar nga Trump

SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve miraton reformën taksative të premtuar nga Trump

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projektin për uljen e taksave premtuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, por pasiguritë mbeten të mëdha në etapën e ardhshme, në Senat, ku maxhoranca republikane është e brishtë. Dhoma e Ulët e Kongresit, dominuar nga repulikanët, miratoi me 227 vota pro dhe 205 kundër projektligjin që do të reduktojë taksat për bizneset dhe shumicën e familjeve që prej vitit 2018. Opozita demokrate ka votuar kundër si dhe 13 deputetë republikanë. Demokratët e kanë kundërshtuar përpjekjen republikane për shkurtimin e taksave, që ata thonë se favorizon së tepërmi taksapaguesit më të pasur të vendit, dhe nuk ndihmon mjaftueshëm njerëzit që fitojnë shumë më pak.

Sicred