KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA: Dhëndrit të Trump i ulet niveli i lejes së sigurisë

SHBA: Dhëndrit të Trump i ulet niveli i lejes së sigurisë

Dhëndrit të Presidentit Donald Trump, Xherd Kushner i është ulur niveli i lejes së sigurisë, diçka për të cilën diskutohej prej kohësh. Mediat amerikane raportonin se Kushner merrte pjesë në takimet e sigurisë së nivelit të lartë dhe kishte akses tek informacioni më sekret, pavarësisht se leja e tij e sigurisë nuk i përfshinte këto. Kushner kishte vetëm leje të përkohshme sigurie, ndërsa ende vazhdojnë kontrollet e së shkuarës së tij, pas emërimit si këshilltar i Presidentit. Ashtu si Kushner ka edhe të tjerë punonjës të Shtëpisë së Bardhë, mes të cilëve edhe gruaja e tij Ivanka Trump, që po kalojnë të njëjtin proces. Kushner ishte i pari, por zor se do të jetë nëpunësi i fundit që i ulet niveli i lejes së sigurisë. Kushner kishte kërkuar më shumë informacion nga komuniteti i inteligjencës se çdo punonjës tjetër i Shtëpisë së Bardhë jashtë Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Avokati i Xherd Kushner konfirmoi uljen në nivel të lejes së sigurisë, por tha se kjo nuk e pengon atë në punën e tij, megjithëse tashmë analistët thonë se dhëndrit presidencial ju prenë krahët, pasi nuk do të ketë më informacionin sekret që kishte.

Sicred