Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë ka dënuar sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj. Në reagimin zyrtar, ambasada e SHBA-së nxit autoritetet shqiptare të kryejnë një hetim tërësor dhe transparent për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë. Duke vlerësuar rolin e gazetares në mbulimin e reformës në drejtësi, çështjeve të gjyqësorit dhe veprimtarisë kriminale, ambasada amerikane në Tiranë thekson se fakti që ajo u vu në shënjestër demonstron rëndësinë e punës së saj – sjellja e së vërtetës tek populli shqiptar. “Akte frikacake si ky tregojnë se kriminelët kanë frikë sa më shumë Shqipëria i afrohet një drejtësie të vërtetë”-, përfundon qëndrimi i ambasadës amerikane. Ka ardhur edhe reagimi i Delegacionit te BE ne Tirane. Me ane te nje postimi ne “twitter”, delegacioni i BE denon sulmin duke perseritur mbeshtetjen per gazetaret,ndersa kerkon hetim sa me te shpejte per ngjarjen. Sulmi ndaj familjes së gazetares është dënuar sot edhe nga OSBE e cila shprehet se dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë. Per kete ngjarje kryeprokurorja Arta Marku shpreh shqetesimin per sulmin ndaj familjareve te gazetares Klodiana Lala . Kryeprokurorja nxit dhe mbeshtet plotesisht hetimin transparent per te vene perpara drejtesise autoret e sulmit.
