KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të përbashkët nga ajri

SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të përbashkët nga ajri

SHBA-të dhe Korea e Jugut filluan këtë të hënë stërvitjen e tyre më të madhe nga ajri, një operacion ky që Peniani e ka quajtur provokim. Në stërvitjen pesëditore të quajtur Asi Vigjilent marrin pjesë 230 avionë, dhe dhjetra mijëra trupa të përbashkëta. Stërvitja synon zgjerimin e gadishmërisë dhe aftësive operacionale si dhe garantimin e paqes dhe sigurisë në gadishullin korean, u shpreh një ushtarak amerikan para fillimit të stërvitjes, e cila vjen një javë pas Korea e Veriut tha se kishte testuar një nga raketat më të avancuara ndërkontinentale, duke sfiduar kështu të gjitha sanksionet ndërkombëtare. Peniani akuzon presidentin amerikan Donald Tramp se po nxit tensionet, dhe paralajmëroi se stërvitja Asi Vigjilent po i hidhte benzinë zjarrit. Komiteti koreano verior për Ribashkim Paqësor e quajti dje presidentin amerikan si të cmendur, ndërsa theksoi se stërgitja do ta çonte situatën tashmë akute në gadishullin korean shumë pranë luftës bërthamore.

Sicred