KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA dhe Koreja e Jugut do të nisin stërvitje ushtarake të përbashkët

SHBA dhe Koreja e Jugut do të nisin stërvitje ushtarake të përbashkët

SHBA-të dhe Korea e Jugut bënë sot të ditur se do të vijojnë me planet e tyre për të zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake, e cila do të mbahet në datën 1 prill. Stërvitja, e cila ishte planifikuar fillimisht të mbahej në muajin mars, nuk u anullua pavarësisht zhvillimeve pozitive në gadishullin korean, por të dy palët theksuan se ajo nuk duhet të konsiderohet si provokim nga Korea e Veriut.
Ndërkohë, Korea e Jugut, si shenjë e vullnetit të mirë, ka vendosur që në fund të këtij muaji të dërgojë në Korenë e Veriut një grup këngëtarësh pop dhe performuesish të tjerë. Ky grup me 160 artistë do të japë dy shfaqje në kryeqytetin e vendit Penian.
Në stërvitjen e 1 prillit do të marrin pjesë më shumë se 300 mijë ushtarakë. Njoftimi vjen pas një përpjekjeje të paprecedentë diplomatike për të reduktuar tensionet në gadishullin korean. Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan Donald Tramp në mënyrë të papritur pranoi ftesën e liderit koreano jugor Kim Jong Un për bisedime direkte.
Sipas zyrtarëve të Koresë së Jugut, vendi komunist kishte shprehur angazhimin e tij për heqjen dorë nga armët bërthamore. Deri tani nuk janë dhënë detaje, dhe nuk ka patur komente direkte nga Korea e Veriut, por nëse bisedimet mes Trump dhe Kim zhvillohen, kjo do të jetë hera e parë që një president amerikan takohet me një lider të Koresë së Veriut.

Sicred