KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA dhe Europa dëbojnë diplomatët rusë
SHBA dhe Europa dëbojnë diplomatët rusë

SHBA dhe Europa dëbojnë diplomatët rusë

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre europianë po dëbojnë dhjetra diplomatë rusë në një përgjigje të kordinuar rastit të helmimit të një ish spiuni rus në Britaninë e Madhe. Kjo lëvizje besohet të jetë edhe dëbimi më i madh kolektiv në histori i oficerëve të intelegjëncës ruse. Rusia është zotuar t’i kundërpërgjigjet këtij gjesti provokues, sic e konsideroi ajo. Liderët europianë ranë dakord javën e shkuar se kishte shumë mundësi që Rusia të ishte pas sulmit në Salisbury, gjatë të cilit u helmua me një agjent nervor ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe e bija Julia, të cilët jetojnë në Britani. Ata ndodhen akoma në gjendje kritike por të qëndrueshme për jetën. Kryeminsitrja Britanike Mei u shpreh sot se 18 vendet u rreshtuan me Britaninë e madhe, duke zbuar më shumë se 100 diplomatë nga territoret e tyre. Sipas saj, regjimi i presidentit Vladimir Putin po ndërmerr akte agresonin ndaj vlerave të përbashkëta dhe interesave brenda kontinentit europian dhe jashtë tij. – Dhe si një demokraci sovrane Europiane, Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë në krah të Bashkimit Europian dhe NATO-s për t’u përballur me këto kërcënime sëbashku, – theksoi ajo.  Ditën e sotme, shtetet e bashkuara të amerikës vendosën të dëbojnë 60 diplomatë rusë nga ambasada e ëashingtonit si dhe nga misioni rus në OKB. Presidenti i Bashkimit EuropianDonald Tusk njoftoi se katërmbëdhjetë vende europiane do të dëbojnë diplomatë rusë nga territori I tyre. Ukraina do të dëbojë trembëdhjetë diplomatë, Kanadaja katër. Lëvizjes i është bashkuar edhe Shqipëria, e cila ka vendosur të shpallë si të padëshirueshëm dy diplomatë rusë.

Sicred