KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA dërgon edhe 1000 trupa ushtarakë në Poloni

SHBA dërgon edhe 1000 trupa ushtarakë në Poloni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Polonia riafirmuan angazhimin e tyre ndaj NATO-s, përfshirë detyrimet e parashikuara në nenet 3 dhe 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, si gur themeli i marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes. Të dy presidentët theksuan se SHBA dhe Polonia besojnë se prania e personelit ushtarak amerikan në Poloni forcon përpjekjet parandaluese të NATO-s, prandaj SHBA po planifikon të forcojnë praninë ushtarake amerikane në Poloni. Në përputhje me dokumentin, SHBA synon të forcojë praninë aktuale ushtarake me rreth  4 500 trupa shtesë në Poloni. Kjo prani e qëndrueshme pritet të rritet me rreth 1 000 ushtarakë amerikanë në një periudhë afatshkurtër dhe do të fokusohet në sigurimin e aftësive shtesë mbrojtëse dhe parandaluese në Poloni.

Sicred