KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, dënohet mjeku i ekipit kombëtar

SHBA, dënohet mjeku i ekipit kombëtar

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara ka dënuar me 175 vjet burg mjekun olimpik të akuzuar për abuzime seksuale ndaj atleteve femra. Në momentin e vendimit, gjyqtarja e çështjes ka shpërfillur faljen e 54-vjeçarit duke i thënë se nuk meriton asnjë mëshirë. Ish-mjeku gjimnast i atletëve olimpikë amerikanë, Larry Nassar, është shpallur fajtor me nga 40 deri në 175 vjet burg për një seri krimesh seksuale. Në seancën e zhvilluar, gjyqtarja e çështjes refuzoi të merrte parasysh ndjesën e bërë prej tij, me pretendimin se do të kalonte në errësirë atë pjesë të mbetur të jetës. Nassar u shpall fajtor për 10 akuza për agresion seksual ndaj vajzave dhe grave të reja, disa prej të cilave atlete olimpike. 54-vjeçari ishte dënuar më parë me 60 vjet për posedim të materialeve pornografike me të mitur. Pas shtatë seancave të mbushura me dëshmitë e viktimave, në fund Nassar iu dha mundësia t’i adresohej trupës gjyqësore. “Nuk ka fjalë për të përshkruar thellësinë e keqardhjes sime për atë që ju kam bërë”, tha Nassar. Por gjyqtarja i ktheu një përgjigje të prerë të pandehurit në momentin e shpalljes së vendimit. “Aq sa ç’ishte privilegj për mua të dëgjoja vuajtjet e viktimave, aq është edhe nderi e privilegji të të dënoj ty. Sepse, zotëri, ti nuk meriton të dalësh më nga burgu”, tha gjyqtarja.

Sicred