KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Çështja e imigracionit shkakton debate të shumta
SHBA, Çështja e imigracionit shkakton debate të shumta

SHBA, Çështja e imigracionit shkakton debate të shumta

Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve përgatitet për të votuar këtë javë në lidhje me reformën në ligjin e imigracionit, administrata e Presidentit Trump i doli në mbrojtje ndarjes së fëmijëve imigrantë pa dokumente nga prindërit e tyre. Presidenti Donald Trump tha të hënën se ndarja e fëmijëve nga prindërit, që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, është “tepër e dhimbshme”, por nuk dha shenja se ka për të patur ndryshim të politikave. “Një vend pa kufi nuk mund të quhet vend. Ne duam që vendi ynë të jetë i sigurtë dhe kjo fillon me sigurinë në kufi”, – tha Presidenti. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen “një kamp imigrantësh, apo një objekt për mbajtjen e refugjatëve. Kjo nuk ka për ndodhur”, – tha Trump.
Dikur një praktikë e rrallë, tani punonjësit e rendit ndajnë rregullisht familjet që kërkojnë azil apo përpiqen të futen në Shtetet e Bashkuara në rrugë të paligjshme. Afërsisht 2 mijë fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre gjatë një periudhe gjashtë javore deri në fund të majit, thanë zyrtarë të administratës javën e kaluar. Pamjet e publikuara nga qeveria amerikane tregojnë kushte humane në një vend strehim për fëmijët.
Por zemërimi po rritet lidhur me politikën e “tolerancës zero” të administratës për kalimet e paligjshme në kufi. Presidenti Trump vazhdon ta shohë debatin për imigracionin përmes lentes së sigurisë publike, duke përmendur shpesh anëtarë të një bande kriminale nga Amerika Qendrore, ndërsa kërkon politika më të rrepta. Presidenti po ashtu ka fajësuar vazhdimisht demokratët për të ndarjet e familjeve, duke pretenduar se ata janë përgjegjës për situatën. Administrata aktuale po zbaton politikën e arrestimit të të gjithë imigrantëve që kalojnë kufirin në rrugë të paligjshme, përfshi ata që kërkojnë azil, dhe meqenëse fëmijët nuk mund të dërgohen në të njëjtat qendra ndalimi, ata po ndahen nga prindërit e tyre.

Sicred