KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, bombardues mbi gadishullin korean

SHBA, bombardues mbi gadishullin korean

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërrmorën mbrëmjen e së martës një stërvitje ushtarake të përbashkët me Korenë e Jugut, duke fluturuar dy avionë bombardues strategjikë mbi gadishullin korean. Bombarduesve luftarakë amerikanë B-1B iu bashkuan avionët luftarakë koreano-jugorë F105K, duke ndërmarrë stërvitje me raketa nga ajri në ujërat e Koresë së Jugut. Bombarduesit u nisën nga ishulli Guam në Paqësor, ku janë vendosur edhe disa nga bazat më strategjike të ushtrisë amerikane, duke u drejtuar më pas në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, ku qëlluan raketa në Detin e Lindjes dhe në atë të Verdhë.
Kjo stërvitje vjen mes tensioneve të përshkallëzuara me Korenë e Veriut në lidhje me programin bërthamor të kësaj të fundit. Muajt e fundit, Peniani kreu testin e gjashtë bërthamor dhe lëshoi dy raketa mbi territorin japonez. Stërvitja e fundit mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut ishte pjesë e një programi të zgjeruar për frenimin e Koresë së Veriut. SHBA-të bënë të ditur se në stërvitje morën pjese edhe forcat ajrore japoneze. Ndërkohë, shtëpia e bardhë ka bërë të ditur se Presidenti Donald Tramp u takua të martën në mbrëmje me zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare për t’u informuar mbi mënhyrat sesi iu duhet përgjigjur kërcënimeve të vendit komunist.

Sicred