KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA dhe BE të shqtësuar për arrestimet në Rusi

SHBA dhe BE të shqtësuar për arrestimet në Rusi

Vijojnë të tensionohen raportet mes Perëndimit dhe Rusisë. SHBA dhe Evropa kanë dënuar aksionet e ndërmarra nga qeveria ruse e cila arrestoi dje me qindra protestues pasi kishin dalë në rrugët e vendit për të kundërshtuar korrupsionin,  ku sipas tyre dhe opozitës ka shtirë rrënjët tek zyrtarët rusë. Washingtoni dhe Brukseli kërkojnë lirimin e të arrestuarve mes të cilëve është edhe opozitari i presidentit Putin, Alexey Navalny. “Të ndalosh manifestues paqësor, duke nisur nga vëzhguesit e të drejtave të njeriut deri tek gazetarët është një veprim kundër vlerave themelore të dekomkracisë”, tha zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit Toner duke shtuar se qeveria duhet të mbështesë të drejtën e mendimit. Edhe BE ka qenë e ashpër ku ka kritikuar qeverinë ruse duke u shprehur se arrestimi i qytetarëve që po manifestonin është një dhunim i të drejtës për të protestuar, dhunim i fjalës së lirë të cilat mbrohen nga vetë kushtetuta ruse. Lideri i opozitës, kundërshtari i Putin ruse Alexei Navalny u arrestua dje në Moskë ndërsa kishte organizuar një protestë për të kundërshtuar korrupsionin në vend. Protestuesit u përpoqën të ndalonin policinë duke goditur automjetin ku po transferohej Navalny.

Sicred