KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, Bannon kërkon falje

SHBA, Bannon kërkon falje

Ish strategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, ka bërë një hap prapa, pas kaosit të krijuar nga deklaratat e tij në librin e gazetarit Majkëll Ulf. Në një deklaratë Bannon këmbëngul në mbështetjen e tij për presidentin, duke e cilësuar cështjen e Russiagate si një gjueti shtrigash. Ndërsa për djalin e madh të Trump ai shprehet se është një patriot dhe njeri i mire duke thënë se fjalët e tij ishin për Paul Manafort. Duke kërkuar falje për reagimin e vonuar, Bannon shton se duhej ta dinte që disa pjesëtarë të stafit të fushatës elektorale ishin dinakë dhe jo miq. AI thekson se nuk ka pasur asnjë përplasje me rusët gjatë gjithë rrugës së Trump drejt presidencës amerikane. Në një përpjekje për të rindërtuar marrëdhënien personale me Trump, ai e cilëson kreun e shtëpisë së bardhë si të vetmin kandidat në gjendje për të mundur Hilari Klinton. Ndërsa ai vetë ka qenë i vetmi person deri tani që është përpjekur më shumë se kushdo për të përcjellë mesazhin e Trump. Madje dhe tani ai është i gatshëm të ndihmojë Trump që të bëjë Amerikën sërish të madhe

Sicred