KRYEFAQJA » LAJME » SHBA ANULLON NDIHMËN PËR GAZËN DHE BREGUN PERËNDIMOR

SHBA ANULLON NDIHMËN PËR GAZËN DHE BREGUN PERËNDIMOR

Presidenti amerikan Donald Tramp ka urdhëruar që të mos jepet ndihma ekonomike me vlerën e më shumë se 200 milionë dollarëve që këtë vit ishte planifikuar të shpenzohej në projekte për Gazën dhe Bregun perëndimor. Këto para do të rialokohen në sektorë të tjerë më me prioritet për administratën amerikane.  Një zyrtar i Departamentit të Shtetit bëri të ditur se vendimi ishte marrë pas një rishikimi që synonte që të sigurohej që fondet në fjalë të shpenzoheshin në përputhje me interesat kombëtare të SHBA-ve. SHBA-të ndërkohë nuk kanë dhënë as fondin prej 65 milionë dollarëve që zakonisht i jepet agjencisë së OKB-së për palestinezët. Marrëdhëniet mes palestinezëve dhe SHBA-ve kanë qenë të vështira qëkur zoti Tramp u bë president. Ato shkuan në nivelin më të ulët pasi SHBA-të njohën Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit në dhjetor të vitit të shkuar. Si rezultat, palestinezët thanë se SHBA-të nuk ishin të afta të vijonin rolin e ndërmjetësit në procesin e paqes dhe pezulluan kontaktet.

Sicred