KRYEFAQJA » LAJME » Bota » SHBA, aligatorët në ujërat e ngrirë
SHBA, aligatorët në ujërat e ngrirë

SHBA, aligatorët në ujërat e ngrirë

Në një video të publikuar nga Suamp Park ne Karolinën e Veriut, shihen aligatorë që kanë nxjerrë vetëm nofullën mbi sipërfaqen e ngrirë të ujit. Në fakt aligatorët nuk mund të gjenerojnë nxehtësi në trupin e tyre, por e rregullojnë gjendjen me një proces letargjik, duke e ulur temperaturën e metabolizmit, në mënyrë që të mbijetojnë. Këta aligatorë e lejojnë trupin të ngrijë në një vend, nxjerrin vetëm nofullën mbi sipërfaqe, sa për të marrë frymë. Edhe pse është e vështirë të besosh se kanë mbijetuar në kushte të ngricave, ekspertët e kafshëve thonë se këta aligatorë janë gjallë dhe shëndosh. Sipas tyre, aligatorët në mënyrë pothuaj instiktive e dinë kur temperaturat janë nën 0 gradë Celsius. Ka edhe raste kur i gjithë trupi i ngrihet në sipërfaqen e akullit për disa ditë, pastaj kur akulli të shkrihet rinisin të notojnë.

Sicred