KRYEFAQJA » LAJME » Shapovalov, kanadezi që synon Roland Garros

Shapovalov, kanadezi që synon Roland Garros

Denis Shapovalov vjen në French Open me një synim, për të fituar trofeun. 19 vjeçari kanadez shkoi deri në gjysmëfinalen e turneut Masters të madridit pak kohë më parë dhe konsiderohet si një nga tenistët me të ardhme. Ai nuk e quan mision të pamundur fitimin e trofeut të turneut Roland Garro, edhe pse e di që në garë është pretendenti kryesor, Rafael Nadal. Por duke parë historinë, spanjolli ka qenë 19 vjeç, kur 13 vjet më parë fitoi titullin e parë në turneun francez. Dhe Shapovalov shprehet se : “Si e fitoi Rafa trofeun kur ishte 19 vjeç, ashtu mund të ta fitoj edhe unë. Këtu nuk ka asgjë të pamundur. Megjithatë jam i vetëdijshëm se ajo që kanë bërë ata, Nadal e Federer në moshë aq të re, nuk mund të shihet shpesh në historinë e tenisit”. Shapovalov arriti një fitore të jashtëzakonshme ndaj Nadal në turneun e Montrealit vitin e kaluar dhe që atëherë është bërë numri 26 në renditjen botërore. Me 31-vjeçarin Nadal dhe 36 vjeçarin Federer, të cilët kanë fituar pesë titujt e fundit Grand Slam mes tyre, duke se lufta mes të rinjve për të fituar ndonjë trofe mbetet vetëm të tregohet në fushë. Shapovalov ka si synim të eliminojë Aleksandër Zverev. “Natyrisht unë nuk pres rezultate të çmendura nga vetja ime. Gjithsesi shpresoj që për disa vite të jem edhe unë kandidat për tituj, ashtu si Zverev është tani”, – tha ai. – Unë do të luaj këtu në Francë për të fituar sa më shumë eksperiencë. Çdo gem apo set që fitoj për mua është një bonus. Shpresoj që vitin e ardhshëm të jem i aftë për të synuar trofeun këtu në Roland Garro”. Turneu i tenisit Roland Garro ka nisur të dielën me ndeshjet e para. Duke filluar çdo ditë nga ora 11.00 përballjet e çdo dite do të transmetohen drejtpërdrejt në rrejtin e radio televizionit shqiptar.

Sicred