KRYEFAQJA » LAJME » Shantazhoi policinë, Rama kërkon përjashtimin e deputetit socialist Gjetani
Shantazhoi policinë, Rama kërkon përjashtimin e deputetit socialist Gjetani

Shantazhoi policinë, Rama kërkon përjashtimin e deputetit socialist Gjetani

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga grupi parlamentar socialist të deputetit Gjetan Gjetani, për shantazh dhe deklarata kundër Policisë së Shtetit. Duke folur me tone kritike zoti Rama tha se “Një deputet që nuk ka bërë punë tjetër veçse ka shantazhuar dhe kërkon ekskluzivitet të vërë shefa policie në Kurbin.. dhe bën deklaratë pocaqi kundër policisë në Kurbin ai nuk mund të jetë deputet i PS-së”. Pas disa ngjarjeve të rënda në Kurbin, veçanërisht dy vrasjet e ditëve të fundit, deputeti socialist Gjetan Gjetani ka dalë kundër policisë në Kurbin dhe ka paralajmëruar se nëse ky komisariat nuk pastrohet, ai do të jetë i pari që do të dalë në protestë.

Sicred