KRYEFAQJA » LAJME » “Shantazhi” ndaj Gjykatës së Strasburgut, PD dhe PS replikojnë në distancë
Vazhdojnë komentet rreth audiopërgjimit Bianku-Biba

“Shantazhi” ndaj Gjykatës së Strasburgut, PD dhe PS replikojnë në distancë

Ajo që po konsiderohet nga opozita e djathtë si shantazh i qeverisë ndaj Gjykatës së Strasburgut, ka qenë në vemendje të deklaratës së PD e lexuar të mërkurën nga këshilltari ligjor i saj Gazmend Bardhi, ish ministër teknik i drejtësisë në qeverinë Rama. “Audio regjistrimi është prova më diskredituese për Edi Ramën se, pasi u hoqi shqiptarëve të drejtën për t’u ankuar me nxjerrjen jashtë funksionit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, me mënyra mafioze, po u heq të drejtën pronarëve për t’u gjykuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe për të rifituar pronën e grabitur nga qeveria” tha zoti Bardhi. Sipas tij “Heshtja e Edi Ramës ndaj këtij akti kriminal është pohim i asaj që beson sot shumica e shqiptarëve se ai është urdhëruesi i aktit mafioz për shantazhimin e gjyqtarit në Strasburg dhe se kërcënimi, kapja politike, blerja e korruptimi është modeli i drejtësisë së re që po instalon Edi Rama”.
Por rreth kësaj çështjeje ka reaguar deputeti socialist Ulsi Manja. Në një deklaratë nga selia e PS zoti Manja tha se biseda mes zotit Denar Biba dhe zotit Ledi Bianku është regjistruar në vitin 2014 dhe teksi i publikuar është shkëputur nga konteksi. Ai tha gjithashtu se është lehtësisht e verifikueshme që zoti Bianku si përfaqësues i Shqipërisë në Strasburg nuk asgjë në dorë për të ndikuar në marrjen e vendimeve. Zoti Manja u shpreh ndërkohë se shqetësimi i qeverisë për çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave mbetet i lartë për shkak se PD kur ishte në pushtet nuk ka bërë asgjë për të zbatuar vendimet e Gjykatës së Strasburgut duke i lënë shtetit një faturë të papërballueshme.

Sicred