KRYEFAQJA » LAJME » Shah, triumfon Seitaj, por Islanda fiton 2.5-1.5 ndaj Shqipërisë
Shah, triumfon Seitaj, por Islanda fiton 2.5-1.5 ndaj Shqipërisë

Shah, triumfon Seitaj, por Islanda fiton 2.5-1.5 ndaj Shqipërisë

Fitorja e mjeshtrit ndërkombëtar Ilir Seitaj ndaj kampionit aktual të Islandës Kjartanson, nuk mjaftoi që Shqipëria të arrinte një rezultat pozitiv në raundin e dytë të Kampionatit Europian të Shahu që po mbahet në Kretë. Rezultati përfundimtar ishte 2.5-1.5 në favor të Islandës. Për ekipin shqiptar barazoi edhe Llambi Pasku ndaj mjeshtrit të madh Gretarsson me 2567 ELO.
Në përfundim të raundit të dytë në kryesim me pikë të plota janë vënë 7 skuadra, Hungaria, Holanda, Armenia, Çekia, Italia, Kroacia dhe Rusia. Bie ne sy skuadra italiane e cila duke fituar ndaj pretendentëve të Azerbajxhanit dhe skuadres se fortë të Turqisë ndodhet me meritë mes më të mirave. Në raundin e trete shorti ka rezervuar “derby-n” e shqiptarëve, SHQIPERI – KOSOVE!

Sicred