KRYEFAQJA » LAJME » Shah, Kretë, Shqipëria dhe Kosova e nisin me humbje Kampionatin Europian
Shah, Kretë, Shqipëria dhe Kosova e nisin me humbje Kampionatin Europian

Shah, Kretë, Shqipëria dhe Kosova e nisin me humbje Kampionatin Europian

 

Me lëvizjen e parë simbolike të presidentit të ECU Zurab Azmaiparashvili në takimin Rusi – Sloveni, është deklaruar fillimi i garave të Kampionatit Europian të Shahut që po mbahet në Kretë. Të dy skuadrat shqiptare Shqipëria dhe Kosova e mbyllën raundin e parë me humbje. Me të njëjtin rezultat 0,5-3,5 përfunduan Shqipëria ndaj Serbise dhe Kosova ndaj Turqisë. Barazimet e vetme ndër të dy skuadrat i realizuan Mjeshtri Ndërkombëtar Ilir SEITAJ i Shqipërisë ndaj Mjeshtrit të Madh serb Nikola SEDLAK me 2547 elo dhe Mjeshtri i Fides Përparim MAKOLLI i Kosovës ndaj Mjeshtrit të Madh turk Emre CAN me 2603 elo.
Sa i përket rezultateve të raundit të parë në përgjithësi u mbyllën pa surpriza përveç fitores së Italisë ndaj pretendenteve të Azerbajxhanit 2,5-1,5 dhe barazimet 2-2 të Moldavisë, Norvegjisë, Slovakisë dhe Greqise B respektivisht ndaj skuadrave të forta të Anglisë, Izraelit, Polonisë dhe Gjermanisë.
Në raundin e dytë Shqipëria përballet me Islandën dhe Kosova me Malin e Zi.

Sicred